Kualifikimi i mësuesveNjoftimeLogo e ZVAP Kukës

NJOFTIM

PËR KUALIFIKIMIN E MËSUESVE PËR VITIN SHKOLLOR 2024-2025

Në zbatim të nenit 59 të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Udhëzimit Nr.17, datë 22.07.2025,   Për kriteret dhe procedurat e kualifikimit të punonjësve arsimorë dhe shkresa e MAS, Nr.507 prot., Tiranë, më 21.01.2025, Kualifikimi i mësuesve për vitin shkollor 2024-2025, ju bëjmë me dije se:

Mësuesi kandidat që kërkon të kualifikohet, aplikon në SMIP brenda datës 27.01.2025 duke plotësuar rubrikat: ZVAP, vitet e eksperiencës, shkolla dhe shkalla e kualifikimit, plotëson kërkesën për të marrë pjesë në procedurat e kualifikimit dhe e dorëzon atë në ZVAP-në Kukës brenda datës 27.01.2025.

Dosjen profesionale e dorëzon në ZVAP Kukës me postë brenda datës 07.01.2025.

KRITERET DHE PROCEDURAT E KUALIFIKIMIT TË MËSUESVE

  1. Kandidatët për kualifikim janë punonjësit e institucioneve arsimore publike dhe private, të cilët kanë diplomë në fushën e mësuesisë ose zotërojnë diplomë të arsimit të lartë të ciklit të parë dhe të dytë ose të barasvlefshme me to, të ngjashme ose të përafërta me fushën përkatëse të mësimdhënies në arsimin parauniversitar, si dhe kandidatët që japin lëndët e muzikës, të arteve pamore, kërcimit dhe edukimit
  2. Procedurave të kualifikimit u nënshtrohen detyrimisht të gjithë mësuesit, të cilët, deri më datë 31 dhjetor të vitit paraardhës, plotësojnë kushtet e mëposhtme për vjetërsinë e punës në arsim:
    • Për kategorinë e kualifikimit “Mësues i kualifikuar”:
      • 3 vjetpunë si mësues;
      • 30 kredite zhvillim profesional përtrevjet. Mësuesi çdo vit duhet tëmarrë 10 kredite të paktën 50% e krediteve të ZHVP-së duhet të jenë të lidhura me aspekte metodologjike të zbatuara në fushën/profilin që mbulon të paktën 70% e krediteve të ZHVP-së duhet të jenë në aktivitete të drejtpërdrejta 80% e krediteve totale të ZHVP-së duhet të jenë nga aktivitet e te akredituara në nivel kombëtar;
      • Vlerësimin e performancës nga drejtori i shkollës “Mirë”ose“Shumë mirë”.
    • Për kategorinë e kualifikimit “Mësues specialist”:
      • 8 vjet punë si mësues, nga të cilat 5 vjet punë pas fitimit të kategorisë “Mësues i kualifikuar”;
      • 50 kredite zhvillim profesional për pesë vjet pas fitimit të kategorisë “Mësues i kualifikuar.
      • Çdo vit mësuesi duhet të marrë 10 kredite: të paktën 50% e krediteve të ZHVP-së duhet të jenë të lidhura me aspekte metodologjike të zbatuara në fushën/profilin që mbulon; të paktën 70% e krediteve të ZHVP-së duhet të jenë në aktivitete të drejtpërdrejta; 80% e krediteve totale të ZHVP-së duhet të jenë nga aktivitetet e akredituara në nivel kombëtar;
      • Vlerësimine performancës nga drejtori i shkollës“Mirë”ose“Shumë mirë”.
    • Për kategorinë e kualifikimit “Mësues mjeshtër”.
      • 15 vjet punë si mësues nga të cilat 7 vjet punë pas fitimit të kategorisë “Mësues specialist”;
      • 70 kredite zhvillim profesional për shtatë vjet pas fitimit të kategorisë“Mësues specialist”.
      • Çdovit mësuesi duhet të marrë 10 kredite: të paktën 50% e krediteve të ZHVP-së duhet të jenë të lidhura me aspekte metodologjike të zbatuara në fushën/profilin që mbulon; të paktën 70% e krediteve të ZHVP-së duhet të jenë në aktivitete të drejtpërdrejta; 80% e krediteve totale të ZHVP-së duhet të jenë nga aktivitetet e akredituara në nivel kombëtar;
      • Vlerësimin e performancës nga drejtori i shkollës “Shumë mirë”.
  1. Punonjësit arsimorë, të përmendur në pikën 2 të këtij neni, që kanë mos përputhje midis vjetërsisë së punës në arsim dhe kategorisë së kualifikimit,kualifikohen për kategorinë më të ulët që nuk e kanë fituar ende.
  2. Kriteret e pikës 2 të këtij neni zbatohen për të gjithë kandidatët, duke filluar nga viti shkollor 2024–2025

DOSJA PROFESIONALE I KANDIDATIT

  1. Dosja profesionale e kandidatit përmban këto dokumente:
  2. Jetëshkrimi (me fotografi).
  3. Fotokopje e Kartës Identitetit.
  4. Formulari i aplikimit(Kërkesa).
  5. Fotokopje e noterizuar e certifikatave me kreditet përkatëse.
  6. Fotokopje e noterizuar e dëshmive të titujve/gradave shkencore (nëse ka).
  7. Fotokopje e noterizuar e dëshmive të mbrojtjes së gjuhëve të huaja (nëse ka).
  8. Vlerësimi i fundit e drejtorit të institucionit arsimor.

Dorëzimi i dokumentacionit do të bëhet në rrugë postare në adresën: Zyra Vendore Arsimore Kukës brenda datë 07.01.2025.
 SUKSESE!