Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT
AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR
DREJTORIA E RAJONALE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR LEZHË
ZYRA VENDORE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR KUKËS
NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E PRAKTIKËS PROFESIONALE PËR PERIUDHËN E I, VITI MËSIMOR 2025-2026
Në zbatim të ligjit nr.69/2012, date 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.10171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, udhëzimit nr.14, date 10.07.2023 “Për numrin e nxënësve për klasë dhe ngarkesën mësimore të punonjësve arimorë në institucionet e arsimit parauniversitar” dhe urdhrit nr.100, datë 25.02.2022, “Për miratimin e rregullores “Për organizimin dhe zhvillimin e praktikave profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit”, të ndryshuar, si dhe shkresa me nr. 2057, datë 13.08.2025, Për zhvillimin e praktikës profesionale në profesionin e rregulluar të mësuesit për vitin mësimor 2025-2026.
Kohëzgjatja e praktikës profesionale që kryhet nga praktikanti është një periudhë mësimore (3 muaj)
Kandidatet e interesuar për të zhvilluar praktiken në përiudhen e parë mund të regjistrohen në portal nga data 20.08.2025 deri më 30.08.2025, ora 24:00.
Kandidatet që aplikojnë për Zyrën Vendore Arsimore Kukës duhet të jenë banore të Bashkisë Kukës
Kandidatët duhet të ngarkojnë me korrektësi gjithë dokumentacionin e kërkuar si më poshtë vijon:
- CV e kandidatit për praktikë profesionale
- Dokumenti i identifikimit (Kartë Identiteti)
- Diplomat Bachelor me listë notash dhe Master i
mësuesisë “Profesional ” ose “Shkencor” me listë notash(nga origjinali)
Në mungesë të diplomës Master, kandidati/ja duhet të ngarkojë vërtetimin
origjinal të marrë nga sekretaria e fakultetit përkatës të vitit aktual ku të
citohet:
*Data e diplomimit
*Numri i matrikullimit
*Të theksohet në vërtetim se kandidati/ja ka shlyer të gjitha detyrimet ndaj
fakultetit.
4- Raporti mjeko-ligjor
5- Vërtetim nga prokuroria
6- Vëertetim nga gjykata
7- Deshmi penaliteti
8- Vërtetim banimi
DREJTORI
KRESHNIK GËRBOLLI