Sot në Zyrën Vendore Arsimore Kukës drejtuesi i institucionit z.Albert Muja zhvilloi një takim pune me punonjësit e shërbimit psiko-social.
Standardet e përgjithshme profesionale të SHPS-së, Parimet për etikën profesionale dhe Metodologjia e vlerësimit psiko-social të punonjësve arsimorë dhe të punonjësve të tjerë në institucionet arsimore të sistemit parauniversitar ishin në qendër të këtij takimi.
Takimi u mbyll me kërkesën e drejtuesit të ZVAP-së për korrektesë, përgjegjshmëri dhe objektivitet në punën e tyre.