LajmeFoto, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Kukës

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, bashkia e Kukësit ka marrë masat në gjitha shkollat, duke siguruar infrastrukturën e nevojshme mësimore në mënyrë që nxënësit të mësojnë në kushte dinjitoze.

Kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici bën të ditur se punonjësit po i japin dorën e fundit shkollës  “Bajram Curri”, duke shtuar se kjo shkollë shkëlqen njësoj si të gjitha shkollat në qytetin e Kukësit.

“Ekipi i ka dhënë dorën e fundit shkollës “Bajram Curri”.  Si çdo shkollë tjetër në Kukës, edhe kjo shkëlqen”, – thotë Gjici.

Në shkollën “Bajram Curri” është ndërhyrë në lyerje, sistemim të rrjetit elektrik, atë hidraulik si dhe në sistemimin e hapësirës jashtë godinës, përfshirë lyerjen totale të shkollës dhe sistemin e lulishtes dhe këndeve sportive.