Kontrata Kolektive e Punës u nënshkrua më 05.06.2018 mes Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Federatës së Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë.
Kjo Kontratë Kolektive i shtrin efektet e saj mbi të gjithë personelin mësimor të punësuar në sistemin arsimor publik parauniversitar, përfshirë mësuesit e arsimit parashkollor, mësuesit e arsimit fillor, mësuesit e arsimit të mesëm të ulët dhe të arsimit të mesëm të lartë.