NJOFTIM
Subjektet që kryejnë praktikën profesionale:
Në zbatim të ligjit nr.69/2012, date 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.10171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, udhëzimit nr.14, date 10.07.2023 “për numrin e nxënësve për klasë dhe ngarkesën mësimore të punonjësve arimorë në institucionet e arsimit parauniversitar” dhe urdhrit nr.100, date 25.02.2022, “Për miratimin e rregullores “Për organizimin dhe zhvillimin e praktikave profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit”, të ndryshuar dhe referuar shkresës së MAS me nr.5245 Prot.datë, 22.08.2023 “Për zhvillimin e praktikës profesionale në profesionin e rregulluar të mësuesit për vitin mësimor 2023-2024”
Kanë të drejtën për të zhvilluar praktikën profesionale kandidati, që ka fituar diplomën universitare në fushën e mësuesisë sipas ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 10 171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Mbështetur në Nenin 57 të ligjit 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.
Kohëzgjatja e praktikës profesionale që kryhet nga praktikanti është një periudhë mësimore (3 muaj)
- Kandidatet e interesuar për të zhvilluar praktiken profesionale në përiudhen e dytë mund të aplikojnë në portal e-albania nga 04.12.2023-15.12.2023
Kandidatet që aplikojnë për Zyrën Vendore Arsimore Kukës duhet të jenë banore të Bashkisë Kukës
Kandidatet duhet të ngarkojnë me korrktësi gjithë dokumentacionin e kërkuar si më poshtë vijon:
1- Cv e kandidatit për praktikë profesionale
2- Fotokopje të noterizuara të diplomave Bachelor me listë notash dhe Master i mësuesisë “Profesional ” ose “Shkencor” me listë notash të noterizuara.
3- Raporti mjeko-ligjor.