NjoftimeLogo e ZVAP Kukës

Mbështetur në ligjin nr. 69/2012, datë 21.10.2009: “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”,i ndryshuar, i ligjit nr.10171, datë 22.10.2009: “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë” si dhe bazuar në shkresën e MAS me nr.280/1 Prot., Tiranë me datë 30.01.2023 “Për zhvillimin e provimit të shtetit në profesionin e rregulluar të mësuesit”,

Zyra Vendore Arsimore Kukës, njofton të gjithë kandidatët që kanë përfunduar studimet universitare në fushën e edukimit(mësuesisë) dhe plotësojnë kriteret ligjore në fuqi, kandidatët që nuk kanë rezultuar të suksesshëm në sezionet e mëparshme të provimit të shtetit si dhe të gjithë kandidatët që janë duke ndjekur praktikën profesionale gjatë tremujorit të dytë për vitin shkollor 2022-2023 të regjistrohen apo të konfirmojnë marrjen pjesë në provimin e shtetit Prill 2023 dhe se afati i dorëzimit të dokumentacionit do të jetë nga data 02.02.2023 deri më 17.02.2023.

Dosja do të përmbajë këto dokumentacione, për kandidatët që nuk kanë rezultuar fitues në sezonet e  mëparshme.

  1. Fotokopje të Diplomave Bachelor dhe të Masterit Shkencor ose Profesional në fushën e mësuesisë.
  2. Fotokopje e kartës së identitetit.

 

Në mungesë të diplomave të ciklit të parë ose të dytë të studimeve, kandidati duhet të pajiset nga  universiteti me vërtetim të vitit aktual ku të specifikohet:

  • Ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e ciklit të parë ose të dytë të studimeve në
  • Emërtesa e plotë dhe lloji i programit të ciklit që ka përfunduar.
  • Viti i përfundimit.
  • Numri i matrikullimit
  • Data e diplomimit