Në mbështetje të ligjit nr 69/2012,”Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisee “,I ndryshuar ,vendimit të Këshillit të Ministrave Nr 99. Datë 27.02.2019 ,”Për krijimin,mënyrën e organizimit e të funksionimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar”Udhëzimit nr.22 datë 13.11.2023 ,”Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave ,për emërimin,uljen në detyrë,pezullimin dhe shkakrimin e drejtorit dhe nëndrejtorit të institucionit arsimor public parauniversitar”,shkresës të gjimnazit “Havzi Nela”,Kukës Nr 229 Prot datë 24.09.2025 ,Njoftim për vend të lirë pune ,Urdhrit Nr 229/1 datë 29.09.2025 ,Për ngritjen e Komisionit për shqyrtimin dhe Vlersimin e Dokumentacionit të Aplikimit të Kandidatëve për Pozicionin e Nëndrejtorit në IAP.
Zyra Vendore Arsimore Kukës shpall konkursin për pozicionin :
Nëndrejtor Shkolle të gjimnazit “Havzi Nela” Kukës .
Kriteret :
1.Dokumentacioni i aplikimit për pozicionin e nëndrejtorit në IAP përmban :
- Jetëshkrimin (sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr.1 udhëzim 22);
- kopjen e librezës së punës
- kopjen e dokumentit të identitetit (ID);
- tabëlën me të dhënat për aplikantin (sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr 5 ,udhëzimi nr 22 )
- certifikatën e drejtuesit të IPAP-së ose vërtetimin nga Shkolla e Drejtorëve që është pranuar për të kryer trajnimin e detyrueshëm përgatitor ,në rast se e disponon:
- vetëdeklarimin e gjëndjes gjyqësore (sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr 2.Udhëzimi 22 );
- vërtetimin nga institucioni ku punon,që nuk ka masë disiplinore në fuqi ;
- deklaratën për verifikimin e vërtetësisë së dokumentave të paraqitura nga kandidati sipas shtojcës 8,Udhëzimi 22
- deklaratën e konfliktit të intersit me punonjësit arsimore të IPAP-SË (bashkëshort/bashkëshorte ,prind,vëlla/motër,fëmijë në moshë madhore ,prindër të bashkëshortit/bashkëshortes ),sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr.3 ,Udhëzimi 22.
Afati i aplikimit :
Dokumentacioni i mësipërm dorëzohet nëpërmjet shërbimit postar në IAP gjimnazit “Havzi Nela” Kukës për kandidatin për nëndrejtor.
Dorëzimi i dokumentacionit kryhet jo më vonë se dhjetë ditë pas shpalljes së njoftimit të vëndit të lirë.