Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE  SPORTIT

AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR

DREJTORIA E RAJONALE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR LEZHË

ZYRA VENDORE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR KUKËS

 

NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E PRAKTIKËS PROFESIONALE PËR PERIUDHËN E I, VITI MËSIMOR  2025-2026

 

Në zbatim të ligjit nr.69/2012, date 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.10171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, udhëzimit nr.14, date 10.07.2023 “Për numrin e nxënësve për klasë dhe ngarkesën mësimore të punonjësve arimorë në institucionet e arsimit parauniversitar” dhe urdhrit nr.100, datë 25.02.2022, “Për miratimin e rregullores “Për organizimin dhe zhvillimin e praktikave profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit”, të ndryshuar, si dhe shkresa me nr. 2057, datë 13.08.2025, Për zhvillimin e praktikës profesionale në profesionin e rregulluar të mësuesit për vitin mësimor 2025-2026.

 

Kohëzgjatja e praktikës profesionale që kryhet nga praktikanti është një periudhë mësimore (3 muaj)

 

Procesi i aplikimit për të kryer praktikën profesionale për profesionin e regulluar të mësuesit për vitin shkollor 2025-2026 do të behet vetem online në portalin  e – albania.

 

Kandidatet e interesuar për të zhvilluar praktiken në përiudhen  e parë mund të regjistrohen  në portal nga data 20.08.2025 deri më 30.08.2025, ora 24:00.

 

Kandidatet që aplikojnë  për Zyrën Vendore Arsimore Kukës duhet të jenë banore të Bashkisë Kukës

Kandidatët duhet të ngarkojnë me korrektësi gjithë dokumentacionin e kërkuar si më poshtë vijon:

  • CV e kandidatit për praktikë profesionale
  • Dokumenti i identifikimit (Kartë Identiteti)
  • Diplomat Bachelor me listë notash dhe Master i

            mësuesisë “Profesional ” ose “Shkencor” me listë notash(nga origjinali)

            Në mungesë të diplomës Master, kandidati/ja duhet të ngarkojë vërtetimin

            origjinal të marrë nga sekretaria e fakultetit përkatës të vitit aktual ku të

            citohet:

*Data e diplomimit

*Numri i matrikullimit

*Të theksohet në vërtetim se kandidati/ja ka shlyer të gjitha detyrimet ndaj

fakultetit.

     4-   Raporti mjeko-ligjor

     5-   Vërtetim nga prokuroria

     6-   Vëertetim nga gjykata

     7-   Deshmi penaliteti

     8-   Vërtetim banimi

DREJTORI

KRESHNIK  GËRBOLLI