NjoftimePraktika ProfesionaleLogo e ZVAP Kukës

Në zbatim të ligjit nr.69/2012, date 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.10171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, udhëzimit nr.14, date 10.07.2023 “Për numrin e nxënësve për klasë dhe ngarkesën mësimore të punonjësve arimorë në institucionet e arsimit parauniversitar” dhe urdhrit nr.100, datë 25.02.2022, “Për miratimin e rregullores “Për organizimin dhe zhvillimin e praktikave profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit”, të ndryshuar .

Kohëzgjatja e praktikës profesionale që kryhet nga praktikanti është një periudhë mësimore (3 muaj)

Procesi i aplikimit për të kryer praktikën profesionale për profesionin e regulluar të mësuesit për vitin shkollor 2024-2025 do të behet vetem online në portalin  e – albania.

Kandidatet e interesuar për të zhvilluar praktiken në përiudhen  e parë mund të regjistrohen  në portal nga data 02.09.2024 deri më 06.09.2024, ora 12:00.

Kandidatet që aplikojnë  për Zyrën Vendore Arsimore Kukës duhet të jenë banore të Bashkisë Kukës

Kandidatet duhet të ngarkojnë me korrktësi gjithë dokumentacionin e kërkuar si më poshtë vijon:

1-      Cv e kandidatit për praktikë profesionale

2-      Fotokopje të noterizuara të diplomave Bachelor me listë notash dhe Master i 

         mësuesisë “Profesional ” ose “Shkencor” me listë notash të noterizuara.

3-      Raporti mjeko-ligjor.