NJOFTIM!
Kanë të drejtën për të zhvilluar praktikën profesionale kandidati, që ka fituar diplomën universitare në fushën e mësuesisë sipas ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 10 171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Mbështetur në Nenin 57 të ligjit 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar,si dhe referuar shkresës së MAS me Nr .5559 prot datë 30.08.2022 “Për zhvillimin e praktikes profesionale në profesionin e rregulluar të mësuesit për vitin mësimor 2022-2023”
Kandidatet e interesuar për të zhvilluar praktiken profesionale në përiudhen tretë mund të aplikojnë në portal e-albania nga 06.03.2023-16.03.2023.
Kandidatet që aplikojnë për Zyrën Vendore Arsimore Kukës duhet të jenë banore të Bashkisë Kukës
Kandidatet duhet të ngarkojnë me korrktësi gjithë dokumentacionin e kërkuar si më poshtë vijon:
1- Cv e kandidatit për praktikë profesionale
2- Fotokopje të noterizuara të diplomave Bachelor me listë notash dhe Master i mësuesisë “Profesional ” ose “Shkencor” me listë notash të noterizuara.
3- Raporti mjeko-ligjor.