Në zbatim të Udhëzimit Nr.12, datë 10.06.2021 të MASR “Për procedurat e emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit Mësues për Shqipërinë” kreu 9, pika 5, deri në plotësimin e vendit të lirë të punës nga lista e portalit të ZVAP-së, ose nga kandidatë të portalit nga të gjitha ZVAP-të, bëhet punësim me afat të caktuar me kandidatë të tjerë të interesuar, të cilët kanë paraqitur kërkesë në ZVAP, duke bërë renditjen e tyre. Listat e kandidatëve të kësaj kategorie bëhen publike në faqen elektronike të ZVAP-së, dërgohen në DRAP 5 (pesë) ditë para fillimit të vitit shkollor dhe përditësohen, nëse gjatë vitit ka kërkesa të tjera.
ZVAP Kukës iu informon se mund të dorëzojnë dosjet me dokumentacionin përkatës të gjithë kandidatët e interesuar për tu punësuar pranë kësaj zyre arsimore të cilët nuk janë pjesë e portalit Mësues për Shqipërinë.
Dokumentet që duhet të përmbajë dosja janë si më poshtë:
- Kërkesë më shkrim
- CV
- Kopje e motorizuar e diplomave (Bachelor, Master)
- Kopje e noterizuar e licencës (nëse e zotëroni)
- Dëshmi e njohjes së gjuhëve të huaja e noterizuar (nëse e zotëroni)
- Libreze pune e noterizuar (nëse e zotëroni)
- Certifikata trajnimesh me kreditë të noterizuara (nëse i zotëroni)
- Fotokopje e kartës së identitetit.
Dorëzimi i dosjeve të bëhet nga data 5-30 korrik me anë të shërbimit postar në adresën e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Kukës. Pas vlerësimit të të gjitha dosjeve do të bëhet renditja e tyre sipas pikave dhe do të kalojnë tek LISTA NË PRITJE.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin,