LicencaNjoftimeLogo e ZVAP Kukës

N J OF T I M

 

PËR KANDIDATËT APLIKANTË NË PROVIMIN E SHTETIT NË PROFESIONIN E RREGULLUAR  TË MËSUESIT SEZONI XX

 

Për të gjithë kandidatët aplikantë për pjesëmarrje në provimin e shtetit në profesionin e rregulluar të Mësuesit, ju bëjmë me dije se aplikimi do të kryhet online përgjatë periudhës 7 – 14 Prill 2025, duke përdorur shërbimin “Aplikim për provim shteti” në platformën e-Albania.

 

Gjatë aplikimit online për pjesëmarrje në provimin e shtetit, kandidati duhet të ngarkojë dokumentet e mëposhtme:

  1. Diplomën/diplomat e programit të studimeve për profesionin e mësuesisë;
  2. Dëshminë e pjesëmarrjes dhe përfundimit me sukses të praktikës profesionale të lëshuar nga institucioni kompetent për kryerjen e praktikës, ku përcaktohet edhe kohëzgjatja;

*Në raste të caktuara:Vërtetimin për njohjen dhe njësimin e diplomës në rast se studimet janë përfunduar jashtë shtetit;Dokumentacion të lëshuar nga institucioni përgjegjës për arkivat që provon lëshimin e diplomës apo dokumentit të barasvlershëm me të, të fituar nga institucioni i arsimit të lartë të mbyllur. Dokumenti që vërteton e vlefshmërinë e diplomës/diplomave të lëshuara.

  1. Vetëm pas njoftimit të pranimit nga DRAP,faturën e pagesës së kryer për llogari të QSHA-së,e cila duhet të ngarkohet në sistem në fushën që shfaqet pas vendosjes së kodit të gjurmimit dhe kodit të sigurisë, brenda 72 orëve nga njoftimi i pranimit nga DRAP.

Pas ngarkimit në sistem të pagesës, lutemi që kandidatët të qëndrojnë  në pritje të email-it të pranimit nga Qendra e Shërbimeve Arsimore.

Per me shume informacion lexoni njoftimin me poshte.

 

Njoftim-per-Aplikimin-per-Pjesemarrje-ne-Provimin-e-Shtetit-ne-Profesionin-e-Rregulluar-te-Mesuesit OK