Faza II, Aplikime sipas pikës 15 të udhëzimit Urdhrit Nr. 463, datë 30.08.2024 “Për përcaktimin e kritereve për miratimin e “Mësuesit koordinator për sigurimin e cilësisë” dhe të “Mësuesit koordinator të këshillimit të karrierës” në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar”
Në mbështetje të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 99, datë 27.2.2019, “Për mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar” i ndryshuar, Urdhrit Nr. 463, datë 30.08.2024, “Për përcaktimin e kritereve për miratimin e “Mësuesit koordinator për sigurimin e cilësisë” dhe të “Mësuesit koordinator të këshillimit të karrierës në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar” të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, shkresës Nr. 5367/3 prot., datë 04.09.2024, “Mbi zbatimin Urdhrit Nr. 463, datë 30.08.2024 “Për përcaktimin e kritereve për miratimin e “Mësuesit koordinator për sigurimin e cilësisë” dhe të “Mësuesit koordinator të këshillimit të karrierës” në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar” të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si dhe shkresës nr.2946/48 datë 18.09.2024, të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar, mbi numrin e miratuar të mësuesve koordinatorë për sigurimin e cilësisë dhe mësuesve koordinatorë të këshillimit të karrierës
Ju njoftojmë se shpallen procedurat e konkurrimit të mësuesit koordinator për sigurimin e cilësisë dhe mësuesit koordinator të këshillimit të karrierës.
- Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për mësues koordinator për sigurimin e cilësisë:
- Duhet të jetë pjesë e sistemit arsimor me kontratë pa afat dhe të ketë 8 vite punë si mësues, nga të cilat 5 vite në shkollën ku punon dhe aplikon për mësues koordinator të sigurimit të cilësisë ose në shkollën me numër më të madh nxënësish.
- Të ketë kategorinë “Mësues specialist” me rezultat “Shumë mire” ose “Shkëlqyeshëm”. Avantazh përbën rezultati “Shkëlqyeshëm”.
- Të jetë vlerësuar në matjen e performancës vjetore të mësuesit me vlerësimin “Shumë mire” për tri vite radhazi.
- Të ketë kryer prezantimin e një projekti novator për zhvillimin e lëndës, që dëshmohet nga institucioni arsimor përkatës.
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze dhe aftësi shumë të mira kompjuterike.
Dokumentacioni që duhet të dorëzojë:
- Kërkesë me shkrim,
- Jetëshkrim,
- Kopje të diplomave dhe listës së notave,
- Librezë pune ose vërtetim pune,
- Kopje të certifikatës së kualifikimit të fundit,
- Vlerësimet e punës së tre viteve të fundit,
- Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj (anglisht),
- Certifikatë apo dëshmi të njohurive të programeve kryesore kompjuterike,
- Prezantimi i projektit novator për zhvillimin e lëndës, që dëshmohet nga institucioni arsimor përkatës,
- Certifikata, trajnime ose rekomandime që dëshmojnë njohuri në fushën e aktiviteteve që mbështesin zhvillimin e talenteve të nxënësve,
- Deklaratë për vërtetësinë e dokumentave,
- Deklaratë e konfliktit të interesit,
- Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për mësues koordinator për këshillimin e karrierës:
- Duhet të jetë pjesë e sistemit arsimor dhe të ketë 5 vite punë si mësues, ndër të cilat 3 vite si mësues në shkollën ku punon dhe aplikon për mësues koordinator të këshillimit të karrierës ose në shkollën me numër më të madh nxënësish.
- Të ketë përfituar kategorinë “Mësues i kualifikuar” me rezultat “Shumë mire” ose “Shkëlqyeshëm”. Avantazh përbën rezultati “Shkëlqyeshëm”.
- Të jetë vlerësuar në matjen e performancës vjetore të mësuesit me vlerësimin “Shumë mire” për dy vite radhazi.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe njohuri në fushën e aktiviteteve që mbështesin zhvillimin e talenteve të nxënësve, të cituara në vlerësimet periodike të mësuesit në shkollë apo certifikata në trajnime.
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze dhe aftësi shumë të mira kompjuterike.
- Dokumentacioni që duhet të dorëzojë:
- Kërkesë me shkrim,
- Jetëshkrim,
- Kopje të diplomave dhe listës së notave,
- Librezë pune ose vërtetim pune,
- Kopje të certifikatës së kualifikimit të fundit,
- Vlerësimet e punës së dy viteve të fundit,
- Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj (anglisht),
- certifikatë apo dëshmi të njohurive të programeve kryesore kompjuterike,
- Certifikata, trajnime ose rekomandime që dëshmojnë njohuri në fushën e aktiviteteve që mbështesin zhvillimin e talenteve të nxënësve,
- Deklaratë për vërtetësinë e dokumentave,
- Deklaratë e konfliktit të interesit,
- Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
Aplikimet për këto dy pozicione bëhen prej datës 11.10.2024 deri 15.10.2024.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë përmes shërbimit postar në ZVAP Kukës dosjen me elementët e detyrueshëm në ZVAP Kukës.