aktiviteteLajmeFoto, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Kukës
Në kuadër të zhvillimit profesional të mësuesve , sot në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi” Kukës, ora 9:00 drejtuesit e rrjeteve profesionale zhvilluan një takim me të gjithë mësuesit sipas profileve.
Duke pasur parasysh qëllimin që funksionimi cilësor i rrjeteve është një nga format më efektive të zhvillimit profesional të punonjësve arsimorë në nivel lokal, ata diskutuan Udhëzimin nr.17 , datë 05.07.2022 të MAS “Për vlerësimin e nxënësve ne arsimin parauniversitar”; hartimin e planeve lëndore vjetore dhe ato të periudhës, të planit vjetor të rrjetit dhe çdo problematikë tjetër.
Zyra Vendore Arsimore Kukës vlerëson bashkëpunimin dhe përkushtimin duke uruar dhe një vit të mbarë mësimor.