Në kuadër të zhvillimit profesional të mësuesve sot ne Zyrën Vendore Arsimore Kukës në drejtimin e drejtorit të ZVA z. Albert Muja dhe specialistëve u zhvillua nje takim pune me të gjithë drejtuesit e rrjeteve profesionale me tematikë: Funksionimi i rrjeteve profesionale si një nga format më efektive të zhvillimit profesional të punonjësve arsimorë në nivel lokal. Në takim u miratua kalendari i takimeve mujore, u orientuan drejtuesit e rrjeteve që në takimin e rradhës të punojnë Udhëzimin nr. 17, datë 05.07.2022 të MAS “Për vlerësimin e nxënësve ne arsimin parauniversitar”, hartimin e planeve lëndore vjetore dhe ato të periudhës, të planit vjetor të rrjetit dhe të diskutohet për çdo problematikë që mund të kenë mësuesit. Takimi i radhës me gjithë punonjësit arsimorë si ZVAP do të zhvillohet me datë 6 shtator, ora 9:00 në shkollën “Avni Rustemi” Kukës.